75 Mall Live Search
13:21 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / A. A

Plot raste me Covid-19 te Torino, a rrezikojnë Vojvoda e Ujkani të vijnë te Kosova?

Për shkak të rasteve me Covid-19, Torino nuk udhëtoi në Romë për të zhvilluar ndeshjen kundër Lazios.

Si pasojë, e humbi ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0.

Dy futbollistët e Kosovës që luajnë te Torino, Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani janë në izolim.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që trajneri Bernard Challandes ka kontaktuar me futbollistët në fjalë.

Ata nuk pritet të kenë ndonjë pengesë nga klubi për tu grumbulluar me Kosovën në ndeshjet e këtij muaji ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës.

Kujtojmë se Vojvoda dhe Ujkani kishin rezultuar pozitiv me Covid-19 vetëm disa ditë pas ndeshjes me Moldavinë në nëntor.

/Indeksonline/