Plot ritëm, publikohet dueti i Kides & Noizyt

Dy nga emrat më të pëlqyer të skenës shqiptare, Noizy dhe Kida, kanë lansuar bashkëpunimin e tyre më të ri me titullin “Shoqe”, një projekt muzikor që vjen i shoqëruar me videoklip dinamik në YouTube.
Kënga është një kombinim perfekt i energjisë ritmike dhe stilit modern, që premton të bëhet një hit i padiskutueshëm i sezonit. “Shoqe” është prodhuar nga EngliVersal, tekstin e kanë shkruar vetë artistët Noizy dhe Kida, ndërsa miksimi është realizuar nga Son Of Selo.
Videoklipi është punuar nga Hija Music Videos, duke sjellë pamje vizualisht tërheqëse që i japin edhe më shumë jetë këngës.
Me një ritëm të kapshëm dhe refren të paharrueshëm, “Shoqe” është një thirrje për të festuar, kërcyer dhe shijuar çdo moment me shoqërinë!
Dëgjojeni të plotë!