75 Mall Live Search
08:07 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / MSH

Plotësohen ekipet çerekfinaliste të “Copa America”

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm u luajtën ndeshjet e fundit grupore, ku u mësuan edhe çerekfinalistët e radhës të Kupës së Amerikës.

Brazili dhe Kolumbia u ndanë në paqe me rezultat 1:1, për të vijuar të dyja në fazën çerekfinale për shkak të pikëve të grumbulluara, raporton Indeksonline.

Në anën tjetër, Kosta Rika mposhti Paraguajin me epërsi minimale 2:1, fitore kjo që nuk i hyri në punë për kualifikim, meqë renditet e treta në grup.

Kësisoj, ndeshjet çerekfinale do të jenë si në vijim:

Argjentina – Ekuadori (5 korrik);

Venezuela – Kanada (6 korrik);

Kolumbia – Panama (7 korrik);

Uruguaji – Brazili (7 korrik)./Indeksonline/