12:38 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pluhuri mbulon këtë lagje të Prishtinës, po shkatërrohen shtëpitë në rrugën “Isa Kastrati”

Prishtinës dita-ditës po i humbet rëndësia dhe pamja e një kryeqendre, e cila është betonizuar, madje pa ndonjë plan, duke shëmtuar imazhin që dikur kishte ky vend.

Ndërtimet e larta kanë ngulfatur çdo pjesë të qytetit, pa hapësira në mes, pa gjelbërim e shpesh edhe pa trotuare.

Kjo ka bërë që shpesh qytetarët të shprehin indinjatën e tyre në adresë të komunës, ndërsa thirrja e tyre ka hasur edhe në vesh të shurdhër, kështu që ata shqetësimet e tyre i bartin edhe përmes mediave.

Përmes Indeksonline, banorët e rrugës “Isa Kastrati”, janë shprehur të jenë të shqetësuar me gjendjen që është krijuar në këtë pjesë të lagjes “Velania”, saktësisht përballë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova. Të cilët thonë se rrënimi ka nisur qysh nga orët e para të mëngjesit.

Në këtë rrugë ka nisur edhe ndërtimi i disa objekteve banesore nga kompani private, derisa rrënimi i shtëpive po shkakton pluhur të madh, duke ndotur ajrin.

Kjo shihet edhe përmes kësaj videoje, ku fare pranë shtëpive të tjera të banuara dhe rrugës kryesore, madje dhe një prej pjesëve më të vizituara pikërisht për shkak të rëndësisë që mbart, pluhuri ka krijuar mjegull./Indeksonline/