09:12 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Pluhuri nga Sahara që pritet të përfshijë sot Evropën, pritet të vijë edhe në Kosovë

Disa pjesë të Evropës nga sot pritet të përfshihen nga pluhuri i ardhur nga Sahara jugore. Sipas hartës së publikuar nga faqja weather.eu nga shkretëtira e Saharës sasia më e madhe e pluhurit do të kalojë në Itali, Sardenja, Francë, Spanjë, Zvicër dhe Britani.

Në këtë do të përfshihen edhe vendet e Ballkanit, ku mese shumti do të preket Kroacia dhe Bosnja, por re pluhuri mund të depërtojnë sot edhe në Kosovë.

Ky pluhur i kuq, nuk do të paraqes problem për fluturimin e aeroplanëve, apo shëndetin e qytetarëve. Bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara, është një fenomen që përfshinë shpesh Evropën, ndërsa ndikimi i saj është në ngjyrën e kuqe të borës, apo të shiut.