Plumb pas shpine të riut palestinez, videoja që ka sjell irritimin në rrjete
Një video e postuar së fundi ku shfaqet një skenë vrasjeje pas shpine e një të riu palestinez, ka ngjallur reagime në rrjetet sociale.
Konkretisht, pamjet e publikuara nga Izraeli Channel 13 tregojnë palestinezin, i cili u kërkua nga policia izraelite që të distancohej, duke ecur me shpinë dhe krahët e ngritur në ajër.
הערב במהדורת השבת ב- @newsisrael13 נביא תיעוד בלעדי של אחד מלוחמי מג”ב מבצע ירי בכדור ספוג לעבר פלסטיני שלא מהווה סכנה וידיו באוויר
— yishai porat (@yishaiporat) November 2, 2019
הפלסטיני שרצה להיכנס לישראל הורחק בידי לוחמי מג”ב ובעודו חוזר לשטחים נורה בגבו ללא כל סיבה ונפצע pic.twitter.com/11A4CrEDhz
Kur i riu u largua, megjithëse me shpinë dhe duart e ngritura, ndaj tij u qëllua në distancë me plumba gome, duke e plandosur përtokë.
Ky lajm ka ngjallur zemërim nga përdoruesit e mediave sociale.
Policia izraelite tha se incidenti ka ndodhur më shumë se një vit më parë në Bregun Perëndimor dhe se efektivi që qëlloi ishte pezulluar.
Deklarata thoshte se hetimi është ende në vazhdim.
Nuk është dhënë ende asnjë detaj mbi gjendjen e të riut.