17:06 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Plumbat qorr rrezikojnë jetën e banorëve të Veternikut (Foto)

Dikush kishte shkrepur plumba një ajër, por fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime trupore pasi plumbi kishte goditur xhamin e një veture, dje në lagjen Veternik të Prishtinës.

Ky plumb ka mundur të përfundojë në trupin e ndonjë njeriu pasi në vendin ku vetura ka qenë e parkuar ka restorante dhe kënde të lojërave për fëmijë, shkruan Gazeta Express.

Nuk dihet arsyeja pse dje është shtënë me armë në këtë zonë të Prishtinës, mirëpo pronari i veturës rastin e ka hapur edhe në polici.

Kjo dukuri rrezikon jetën e qytetarëve pasi rastet kur plumbat qorr kanë goditur persona të pafajshëm kanë ndodhur edhe më parë në vendin tonë.