Plumbi bredhës i futet në shtëpi derisa po festonin Vitin e Ri

Gjatë natës së festës së vitit të ri (2019/2020), situata kryesisht ka qenë e qetë, dhe më me pak incidente se vitet e kaluara, përjashtuar disa incidente të raportuara në Policinë e Kosovës, që kryesisht kanë qenë lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incident zjarri, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim prone.
E një rast dëmtim prone e ka raportuar në polici një qytetar nga Prishtina ku plumbi bredhës kishte depertuar brenda në shtëpinë e tij. Ai ka postuar fotografi të plumbit që dyshohet se ka ardhur nga personat që kanë festuar ndërrimin e moteve duke shtënë me armë zjarri.

Janë ende të shumta rastet kur qytetarët festojnë me armë pavarësisht rrezikut që sjellin ato dhe apeleve të shumta të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/
