Plumbi goditi teleprompuesin e Trump dhe më pas iu gjakos veshi, evidentohet atentatori

Çaste më parë, kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, u sulmua nga një atentator.
Një burim që ka folur me një anëtar të Shërbimit Sekret thotë për TMZ se Trump nuk u godit nga një plumb.
Përkundrazi, një plumb goditi teleprompuesin e tij dhe xhami e goditi nga veshi.
Sipas TMZ, 2 persona në tubim janë goditur me armë zjarri dhe janë në spital.
Për gjendjen shëndetësore të tyre nuk dihet akoma, teksa raportohet se njësite të Shërbimit Sekret kanë neutralizuar atentatorin.
Pamjet që po qarkullojnë në internet tregojnë forcat e rendit duke tërhequr zvarrë një individ nga vendi i ngjarjes. Akoma është e paqartë nëse ky është sulmuesi.
Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha se Trump është i sigurt dhe ata po hetojnë incidentin.