Plumbi në ballkon dhe në mure, si u rrezikuan banorët mbrëmë nga dy sulmues te “Rruga B”

Mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Bardhyl Çaushi” në Prishtinë është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Dy vetura janë dëmtuar të masë të madhe ngase në to janë shkrehur armë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë gëzhoja të armës AK-47.
Por nga ky akt terrori, kanë mundur të pësonin edhe banorët që jetojnë pranë rrugës “Bardhyl Çaushi”.
Plumbat kanë depërtuar në ballkon dhe mur të banesave pranë kësaj rruge./Indeksonline/