Plumbi qorr godet murin e një banese në Prishtinë
Një person ka raportuar të dielën në polici se një plumb qorr ka goditur murin e banesës së tij në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ka nisur hetimet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, transmeton IndeksOnline.
Nuk raportohet për të lënduar dhe deri më tani nuk dihet se nga ka ardhur predha në banesën e ankuesit./IndeksOnline/