Plumbi qorr ndalet te këmba e një gruaje, policia nis hetimet në Vushtrri
Një grua ka raportuar në polici se ka dëgjuar një krismë arme dhe më pas ka vërejtur një predhë plumbi qorr pranë këmbëve të saj në Vushtrri.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 maj 2026 rreth orës 14:00.
Viktima, femër kosovare, ka deklaruar se nuk ka pësuar lëndime trupore dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Ajo po ashtu ka thënë se nuk dyshon në askënd dhe nuk ka ndonjë ankesë ndaj ndonjë personi.
Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po hetohet nga policia./IndeksOnline/

