Plzen fiton ndaj Dinamos dhe siguron kualifikimin, i bën nder Ballkanit

Viktoria Plzen ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Conference League.
Skuadra çeke mposhti si vendas Dinamo Zagrebin, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e fitores e ka shënuar Tomas Chory nga penalltia, në minutën e 35-të.
Kjo fitore e Plzen, i shkon përshtati edhe skuadrës së Ballkanit.
Pas katër ndeshjeve, Plezen kryeson grupin C, me 12 pikë, Astana dhe Ballkani kanë nga 4 pikë, kurse Dinamo Zagreb është e fundit me 3 sosh.
Kampioni i Kosovës ka ende shpresa për kualifikim, ku në dy ndeshjet e ardhshme luan kundër Viktoria Plzenit dhe Dinamo Zagrebit./IndeksOnline/