75 Mall Live Search
21:58 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / G T

Po afrohet data e meçit, Ardian Krasniqi zbulon kundërshtarin e tij

Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqit ka zbuluar kundërshtarin për meçin e fundit të vitit 2025.

Në rrjetet sociale, nipi i Luan Krasniqit ka njoftuar se kundërshtari i 13 dhjetorit do të jetë një argjentinas, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Gaspar Fernandes – i cili gjatë karrierës së tij ka zhvilluar nëntë meçe, ka humbur në 2 dhe ka fituar 7.

Argjentinasi është 32 vjeçar dhe synon t’ia shkaktoi humbjen e parë boksierit shqiptar. Krasniqi ka zhvilluar 11 meçe në karrierë dhe i ka fituar të gjitha.

“Pres mbështetjen maksimale shqiptare — zemra e kombit më jep forcë”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale

Kujtojmë që ky meç zhvillohet më datën 13 dhjetor në Stuttgart të Gjermanisë./Indeksonline/