Po afrohet meçi i shqiptarëve, mbrëmje fantastike boksi në Mynih të Gjermanisë

Me datë 20 prill (sonte) në Munchen të Gjermanisë organizohet galambrëmje e madhe e boksit.
Organizatori Hazrolli Sports & Performance, nga mbrëmje do të sjell në ring nëntë meçe të boksit, shkruan Indeksonline.
Dy boksierët e njohur shqiptar, Shefat Isufi e Jurgen Uldedaj do të ngjiten në ring, ku do të jenë meçet kryesore të mbrëmjes.

Jurgen Uldedaj kërkon titullin në “WBA Continental Europe” në kategorinë Cruser Shefat Isufi do ta mbrojë titullin në “WBA Continental Europe” në kategrinë gjysmë të rëndë.
Dueli transmetohet live në RTV Dukagjini, ku ndeshjet pritet të fillojnë rreth orës 21:00.
