Po afron meçi i shekullit, Tyson Fury fillon stërvitjet për “luftën” ndaj Usyk-ut

Boksieri nga Britania e Madhe, Tyson Fury ka nisur stërvitjet për meçin e muajit maj (data 18), të cilin po e cilësojnë si të “shekullit” ndaj Oleksandr Usyk.
Fury tashmë është duke u përgatitur intensivisht për këtë “luftë” që pritet të jetë jashtëzakonisht interesante, shkruan Indeksonline

Meçi mes britanikut dhe boksierit nga Ukraina zhvillohet në Kingdom Arena në Riyadh të Arabisë Saudite.
Kujtojmë që Fury nuk ka asnjë humbje gjatë karrierës së tij, në 34 meçe ai i ka fituar të gjitha, 24 me nokaut.
Statistika pothuajse të njëjta ka edhe Usyk, që ka zhvilluar 21 meçe profesionale dhe ka 21 fitore, 14 me nokaut dhe mban titullin e botës në peshat e rënda./Indeksonline/