Po asfaltohet rruga që lidhë dy fshatra në Istog

Në kuadër të investimeve kapitale dhe realizimit të projekteve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Komunën e Istogut, sot u realizua faza finale e asfaltimit të rrugës që lidhë fshatrat Shushicë e Ulët dhe Bellopoj.
Në fillimin e asfaltimit të kësaj rruge dhe në përfundimin e saj, prezent ishte edhe Kryetari i Komunës Ilir F. Ferati, i cili i ka uruar banorët për këtë rrugë.
“Uroj banorët e këtyre dy fshatrave, për këtë rrugë me rëndësi të madhe, pasi kjo rrugë shërben edhe si rrugë transite, rruga “Idriz Nekaj, ka një gjatësi prej 1.6 km, me gjerësi prej 4.5 metrave dhe shkurton lidhjen mes dy fshatrave për 3.8 km.” ka thënë Ferati.