75 Mall Live Search
11:02 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Banonin bashkë në një shtëpi me qira në Prishtinë, një ankues mashkull raporton se njëri iku e ia vodhi 200 euro!

Një ankues mashkull, shtetas i huaj ka raportuar në polici se në një shtëpi private me marrëveshje banonte me një person tjetër gjithashtu shtetas i huaj, por që dje kishte vërejtur se i dyshuari nuk është aty.

Përpos ankuesi dyshon se nga kasaforta i janë vjedhur rreth 200 euro nga personi me të cilin ishte duke banuar.

Rasti tashmë po hetohet./Indeksonline/