75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / MSH

Po barte migrantë, i dyshuari rrezikon zyrtarët policorë në Leposaviq

Njëmbëdhjetë migrantë janë hasur në veturën e një të dyshuari në Leposaviq.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 1 të mëngjesit, raporton Indeksonline.

Policia ka ndaluar të dyshuarin që po drejtonte veturën, dhe gjatë kontrollit ka hasur migrantët.

Sipas policisë, pasi ka zbritur migrantët nga vetura, i dyshuari është larguar vrullshëm nga vendi i ngjarjes, duke rrezikuar zyrtarët policorë.

Në raportin 24 orësh, policia sqaron se për ta ndaluar sulmin, ka shtënë me armë zjarri në drejtim te të dyshuarit.

“Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja” thuhet në njoftim të policisë.

Rasti i iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” është duke u hetuar nga njësitet relevante./Indeksonline/