Po bashkohen përsëri, Gerrard e Coutinho!

Stiven Gerrard është afër që ta bindë Coutinhon për rikthimin në Premierligë. Raportohet se sot janë duke u zhvilluar bisedime mes dy palëve për huazimin e yllit brazilian te Aston Villa.
Gerrard beson ende në cilësitë e ish-bashkëlojtarit të tij te Liverpool.

Coutinho poashtu është duke kërkuar largimin ngase edhe me ardhjen e Xavit nuk e ka fituar besimin e titullarit te Barcelona.
Nëse marrëveshja arrihet sot, Coutinho nesër në mëngjes do të iu nënshtrohet testeve mjekësore te Aston Villa./Indeksonline/