75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 03 Prill 2022 / AR

Po bëhet nami në ‘Tik-Tok’, ky është reperi më i ndjekur në këtë platformë

 ‘Tik-Tok’ është shndërruar në rrjetin social që po përdorët mjaftë, thuajse nga të gjitha moshat.

Edhe të famshmit shqiptar, përmes postimeve si dhe ‘live video’ po qëndrojnë afër ndjekësve të tyre, shkruan Indeksonline.

Me një hulumtim të vogël, vërejmë se disa nga reperët kosovar janë aktiv në këtë platformë duke grumbulluar mijëra fansa.

Reperi i cili prin në këtë rrjet social është Don Xhoni. Ai numëron mbi 133 mijë ndjekës si dhe grumbullon 2.4 milionë pëlqime.

I dyti renditet Mozzik me 88 mijë ndjekës. Ai ka mbi 340 mijë pëlqime.

I treti është Getinjo me mbi 43 mijë ndjekës. Reperi numëron mbi 18 mijë pëlqime.

I katërti listohet Capital T. Ai ndiqet nga 31 mijë fansa dhe ka 211 mijë pëlqime.

I pesti renditet reperi Bardhi. Ai ka mbi 19 mijë ndjekës dhe 200 mijë pëlqime.

I gjashti renditet reperi Fero. Krahasuar me reperët e tjerë, llogaria e tij në ‘Tik-tok’ nuk është avancuar duke numëruar mbi 2 mijë ndjekës. Ndërsa sa i përket pëlqimeve numëron mbi 42 mijë pëlqime./Indeksonline/