Po bëhet trend global, unaza e divorcit në vend të unazës së fejesës
“Derisa vdekja të na ndajë”? Fatkeqësisht, ky premtim i përjetshëm martese nuk realizohet gjithmonë.
Modelja Emily Ratajkowski , stilistja e të famshmëve Rachel Zoe, sipërmarrësja e bukurisë dr. Barbara Sturm dhe ylli i televizionit Brooks Nader – të gjitha i kanë çuar unazat e tyre të fejesës te argjendarët për t’i ripërdorur në “unaza divorci”.
Ky trend i nisur nga të famshmit ka arritur edhe në Zvicër ku unaza e fejesës po përpunohet dhe po shëndrrohet në unazë të divorcit.
Argjendari zviceran Giuliano Stellini është ekspert për unazat e fejesës ka thënë se numri i rasteve në Zvicër që po bëjnë unazën e divorcit është në rritje.
Argjendari ka thënë se nëse unaza është e vjetër nuk vlenë të punohet ngase kostoja e ndërhyrjes nuk është e lirë./Indeksonline/

