Po bën super paraqitje me Clujin, Meriton Korenicës i rritet vlera në “Transfermarkt”… prek milionin!

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica ka një vlerë të re në sajtin e njohur “Transfermarkt”.
Për shkak të super paraqitjeve me ekipin rumun, CFR Clujin gjatë këtij sezoni, vlera e ish-lojtarit të Ballkanit është rritur për 1.4 milionë euro, shkruan Indeksonline
Korenica para kësaj rritje, vlerën e ka pasur 900 mijë euro dhe kjo është hera e parë që lojtari prek milionin.
28-vjeçari te skuadra nga elita e futbollit rumun ishte transferuar nga Manisa FK e Turqisë, shifra nuk është bërë ende e ditur, por flitet se ka qenë rreth 200 mijë euro.
28-vjeçari gjatë këtij sezoni në ligë me Clujin ka zhvilluar 29 ndeshje, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asiste.
Ai nuk ishte i ftuar te Kosova për ndeshjet ndaj Islandës edhe pse statistikat i kishte shumë më të mira se disa lojtarë “dardanë”./Indeksonline/
