20:38 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / AR

“Po bënim video për Tik Tok”, 15-vjeçari dhe “banda e tij” i drejtojnë pistoletën policisë pas “grabitjes”

Një incident i paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Selanikun lindor . Një 15-vjeçar i ka drejtuar një patrulle policie një pistoletë manovër që mbante me vete, duke shkuar në limite të një tragjedie të mundshme.

Pak pas orës 10 të së shtunës mbrëma, në sallën e policisë arriti një telefonatë se një grup të miturish kanë tentuar të kryejnë një grabitje në rrugën Anaximandru, në lindje të Selanikut. Patrulla e parë e policisë që ishte pranë zonë shkoi në vendin e ngjarjes. Teksa patrulla po u afrohej të miturve në rrugën “Anaximandru”, një 15-vjeçar i doli befas përpara.

Me një pistoletë në dorë ai iu drejtua patrullës së policisë duke thënë se do i qëllonte. Policët kanë dalë jashtë makinës së tyre dhe u kanë komunikuar se janë policinë në detyrë dhe çfarë i priste të miturit.

15-vjeçari dhe katër anëtarët e tjerë të grupit pas këtij episodi ia kanë mbathur. Policia filloi ndjekjen dhe mundit të arrestonte një prej tyre, por jo personin që mbante pistoletën.

I arrestuari 15-vjeçar u dërgua në komisariatin e policisë ku zbuloi emrat e anëtarëve të tjerë të grupit. Prindërit e tyre u njoftuan dhe katër të miturit e tjerë u dërguan në Departamentin e Sigurisë. Mes tyre ishte edhe ai që shënoi me pistoletë policinë. Pas hetimeve rezultoi se pistoleta ishte false.

Sipas informacioneve pesë të arrestuarit, të gjithë grekë të moshës 15 vjeç, i kanë thënë policisë se kanë tentuar të grabisin kalimtarët për të filmuar veprimet e tyre dhe për t’i postuar videot në rrjetet sociale, Tik Tok. Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal dhe janë dërguar në prokurori.