13:03 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Po bënin dashuri me kapitenin kur jahti luksoz u përplas me një varkë, në Australi

Një anëtare e ekuipazhit ka pranuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me një kapiten kur jahti luksoz që po udhëtonin u përplas në një varkë tjetër.

Sipas mediave të huaja, Cheya Handley, 26 vjeçe, tha se kishte qenë me kapitenin e jahtit Jeremy JJ Piggott, 46 vjeç, në harkun e anijes kur ndodhi përplasja.

Varka ishte përplasur në një varkë tjetër, ndërsa ajo i tha një gjykate australiane se kishte pirë alkool gjatë udhëtimit nga Brisbane në Ghost Gold në 3 mars të vitit të kaluar.

Më pas thuhet se Piggotti ishte përpjekur të drejtonte varkën duke përdorur një telekomandë gjatë atyre momenteve, dëgjoi gjykata.

Cheya Handley, pranoi se tregoi pakujdesi. Avokati i saj tha se në atë kohë nuk ishte shkaktuar dëme.

U dëgjua gjithashtu se si ishte “mbuluar” një kamerë e sigurisë i montuar, në mënyrë që të mos i kapte ata në veprim.

Në një kasetë të regjistruar në gjykatë, Handley thotë në një intervistë policore: “Po, unë bëra gjë të gabuar, duke pirë në punë”.

Rreth 14,000 dollarë australianë thuhet të jetë dëmi i shkaktuar, Piggotti u dënua me gjobë prej 4,000 dollarësh pasi u deklarua fajtor për dy akuza.