75 Mall Live Search
11:58 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / F.R

Po bënin gara shpejtësie, policia gjobit dy pejanë dhe ua konfiskon patentëhoferët

Policia e Kosovës ka njoftuar se ekipet policore të Njësisë rajonale të komunikacionit rrugor ne Pejë, gjatë punës së tyre të rregullt, kanë zënën në flagrancë dy shoferë të veturave (njëra Audi Q5 dhe tjetra VW Golf), duke bërë gara ilegale me automjete në rrugën Pejë-Prishtinë.

Sipas njoftimit shoferfët janë gjobitur me nga 400 euro dhe 4 pikë negative dhe 10 muaj masë mbrojtëse për të dytë.

Njësia rajonale e trafikut rrugor, në vazhdimësi do të jetë në terren dhe nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj asnjë personi që bie ndesh me legjislacionin në fuqi./IndeksOnline/