Po bënte dritë në Rumani, fund i errët për Dritën e Gjilanit

Skudra nga Gjilani, Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të zhvilluar në Rumani përballë skuadrës së Steau Bukureshtit
Skuadra gjilanase e nisi mbarë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e 7-të, kur Veton Tusha mposhti portierin vendas me një goditje precize.
Pjesa e dytë filloi në mënyrë të shkëlqyer për Dritën, që dyfishoi epërsinë në minutën e 50-të me golin e Arb Manajt.
Në minutën e 64-të, Daniel Bîrligea ngushtoi rezultatin në 2-1 pas një kundërsulmi të shpejtë.
Vetëm tetë minuta më vonë, Daniel Graovac barazoi shifrat me një goditje të fuqishme me kokë, duke i dhënë fund epërsisë së Dritës.
Në minutën e 90+3-t, FCSB fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Daniel Birligea, për rezultatin final 3-2./Indeksonline/