22:27 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Po bien numrat, por s’po ndalen aksionet, Zemaj në terren bashkë me Policinë e Inspektoriatin

Edhe pse numri i rasteve me Covid-19 po zvogëlohet, monitorimi i gjendjes nga afër i ministrit të Shëndetësisë Armend Zemajt, Policisë së Kosovës dhe Inspektoriatit po vazhdon.

Mbrëmjen e sotme ata kanë dalë për të parë nese po respektohen masat kundër koronavirusit, shkruan Indeksonline.

Në disa fotogafi të siguruara nga Indeksonline shihet se Zemaj, Policia dhe Inspektoriati kanë dalë për aksion në disa lokale në Qendër të Prishtinës.

Kujtojmë që ministri Zemaj është parë pothuajse cdo mbrëmje në krye të detyrës.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është miratuar Ligji mbi Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Kështu të gjithë ata që nuk respektojnë masat do të mund të dënohen. /Indeksonline/