75 Mall Live Search
23:27 / E Martë, 13 Korrik 2021 / C E

Po bisedohet për një super ndeshje, Kampioni i Evropës me Kampionin e Amerikës latine

Italia u shpall kampion i Evropës derisa Argjentina fitoi Copa America gjatë kësaj vere.

UEFA dhe CONMEBOL po mendojnë për të organizuar një ndeshje në mes dy kampionëve.

Nëse realizohet ky projekt, ndeshja Itali – Argjentinë do të luhet në stadiumin “Diego Maradona” në Napoli.

Kjo zgjedhje është bërë për të nderuar legjendën e futbollit, Armando Diego Maradona që ka luajtur për Argjentinën dhe një pjesë të karrierës në Napoli, në Serie A. /IndeksOnline/