75 Mall Live Search
17:18 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / G T

Po çfarë Messi bre? Shabanhaxhaj realizon supergol në Rusi

Skuadra e Rubin Kazanit ka shënuar gol ndaj Lokomotivës së Moskës në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Premier Leaguen e Rusisë.

Golin pë 1:0 e shënoi futbollisti shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj në minutën e 51’të, shkruan Indeksonline

Shabanhaxhaj mori topin nga pjesa e fushës së skuadrës së tij dhe kaloi katër/pesë lojtarë kundërshtarë, për të shënuar më pas me parabolë.

Ky ishte goli i tretë i 23-vjeçarit shqiptar me fanellën e Rubin Kazanit këtë sezon në ligë./Indeksonline/