75 Mall Live Search
08:53 / E Premte, 22 Gusht 2025 / G T

Po çfarë Rice? Golin më të mirë mbrëmë në garat e UEFA-s e shënoi Liridon Latifi

Liridon Latifi mbrëmë shënoi eurogol në fitoren e Shkëndijës së Tetovës 2:1 ndaj Ludogoretsit, e vlefshme për play-offin e UEFA Europa League.

Latifi shënoi një gol të çmendur nga gjuajtja e lirë, që ngjason edhe me ato dy shënimet e Declan Rice ndaj Real Madridit në sezonin e kaluar, shkruan Indeksonline

Kujtojmë se në rast fitoreje, klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut siguron fazën e grupeve të Europa League, që do ishte historike.

Shikoni supergolin: