75 Mall Live Search
12:01 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / LB

“Po çfarë Wireless bre, gjysa nuk dinë me përdor”, thotë qytetari, brenda autobusit me 200 veta

Autobusët e “Trafikut Urban” që nga sot janë të pajisur me WI-FI, duke u mundësuar udhëtarëve të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit.

Kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, tha para gazetarëve se kostoja e këtij shërbimi është 2 mijë euro në muaj.

Ai tha se nuk do të këtë rritje të pagesë në bileta të qytetarëve edhe pse është shtuar ky shërbim.

“Kjo pasi mendoj se transporti publik duhet të jetë mjet i transportit që na ndihmon të gjithëve të kemi një qytet të pastër. Po ashtu, kjo do të ndikojë në mirëqenien ekonomike të të gjithë qytetarëve”, u shpreh Maraj.

Mirëpo me këtë nuk po pajtohet një qytetar nga Prishtina.

Ai para kamerës së Indeksonline ka thënë se ëi-fi-a nuk nevojitet kur në autobusë janë mbi 200 udhëtar çdo mëngjes.

“Po çfarë wireless bre, gjysa nuk din’ me përdor… brenda në autobusë 200 veta”, ka thënë qytetari i revolotuar.

Madje ai ka kërkuar që këtë shqetësim t’ia thotë edhe vëtë kryeshefit Maraj por që ky i fundit nuk është përballur me të./Indeksonline/