75 Mall Live Search
21:51 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / OSH

Po çka je ka bënë o Alvaro Morata, këtë rast me sy mbyllur duhej ta shënoje!

Sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata po vazhdon të prodhoj gafa të llojit të vetë.

Morata në ndeshjen kundër Suedisë, që është duke u zhvilluar, ka humbur një rast që s’humbet, transmeton Indeksonline.

Spanjolli doli 1 kundër 1 me portierin suedez dhe gjuajti jashtë edhe pse e kishte të lehtë të shënonte.

Rezultati momental është 0:0. Spanja ka pasur shumë raste por nuk po janë klinik para portës.

Suedia pati një rast me Alexander Isak, i cili qëlloi shtyllën./Indeksonline/