Po digjet një objekt në Tetovë

Në qytetin e Tetovës është duke u djegur një objekt afarist.
Objekti në fjalë, ish-fabrikë e duhanit, është përfshirë nga flakë të mëdha.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante, teksa zjarrfikësit po punojnë për ta shuar zjarrin, raporton Indeksonline.
Akoma nuk dihet se a ka të lënduar dhe se cilat janë shkaqet e këtij zjarri./Indeksonline/