11:20 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Po digjnin mbeturina, nga zjarri përfshihet edhe stalla në Baballoq

Një banorë i fshatit Baballoq të Deçanit ka raportuar se nga pakujdesia e anëtarëve të familjes së tij, të cilët po digjnin disa mbeturina, është përfshirë nga zjarri stalla.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe njësiti i zjarrfikësve të cilat kanë lokalizuar dhe kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për dëme në njerëz dhe të arrestuar./Indeksonline/