75 Mall Live Search
17:45 / E Enjte, 19 Shtator 2024 / L K

Po divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori shqiptar

Lajmi për divorcin mes aktorit Arben Derhemi dhe moderatores, bashkëshortes së tij, Iva Korumi, mori “dhenë”.

Sipas “Popart” aktori dhe bashkëshortja kanë vendosur t’i japin fund martesës shumë vjeçare nga e cila kanë dhe një vajzë, për shkak të tradhtisë së Arbenit.

Epo, lidhur me këto thashetheme ka reaguar edhe vetë aktori, i cili as ka pohuar dhe as ka mohuar këto lajme.

“Po si ka mundësi të jemi kaq gjakatarë…Unë e kuptoj që kur njeriu është i parealizuar dhe nuk di ç’seksi i përket akoma në moshën 40-vjeçare gjen mundësi nëpërmjet thashethemeve për t’u bërë personazh (për mirë apo për keq), por kur të gjithë kustitë mediatike (portalet) duan gjak…më bën përshtypje sa problem e kemi si racë e pastër arjane që jemi…Për të mira dhe gëzime”, shkruan aktori.