75 Mall Live Search
13:59 / E Shtunë, 08 Mars 2025 / L A

Po dominon Ligën e Parë, Drenica ndryshon kryesinë

Drenica është gjithnjë e më afër rikthimit në Superligë.

Pas dorëheqjes së Ilir Veliqit nga pozita e kryetarit të klubit, Drenica ka zgjedhur kryesinë e re.

Klubi Futbollistik Drenica ka ndërmarrë një riorganizim të rëndësishëm me qëllim të vazhdimit të punës dhe angazhimit për rikthimin e klubit në Superligën e Kosovës, duke emëruar struktura të reja udhëheqëse.

Në krye të klubit është zgjedhur Haxhi Rreci si president, ndërsa Rexhep Birinxhiku mban pozitën e zëvendëspresidentit të parë. Pozitat e tjera në Bordin e Klubit dhe strukturen menaxhueses mbesin të pandryshuara.

Kryesia e FC Drenicës do të jetë si vijon:

– Haxhi Rreci – President

– Rexhep Birinxhiku – Zv. president i parë

– Çaush Dobra – Zv. president i dytë

– Musa Jashari – Anëtar i Bordit

– Basrti Durmishi – Anëtar i Bordit

– Gëzim Ramadani – Anëtar i Bordit

– Ragip Durmishi – Anëtar i Bordit.

Ky riorganizim vjen për të vazhduar periudhën e suksesve të klubit, me synimin e qartë për t’u rikthyer në elitën e futbollit kosovar dhe fitimin e Kupës së Kosovës.

Me përbërjen e re të kryesisë, FC Drenica synon të forcojë strukturat e saj dhe të arrijë objektivat e përcaktuara për sezonin e ardhshëm.