75 Mall Live Search
08:30 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / AR

Po e fsheh shtatzëninë? Vesa merr vëmendje në daljen e fundit (foto)

Ish-banorja e “BBVK2”, Vesa Vllasaliu, siç është raportuar, është në pritje të ëmbël.

Ajo dhe Mirlind Daku janë në pritje të një vajze, shkruan Indeksonline.

Mbrëmë pas mesnatë ka ndarë disa fotografi ku detaji që mori vëmendje ishte pikërisht barku.

Modelja u kujdes që fëmiun që mbante në duar ta vendos përpara barkut në mënyrë që akoma ta mbajë të fshehtë pritjen e ëmbël.

“Urime ditëlindja Enar”, shkroi bukuroshja përbri postimit./Indeksonline/