75 Mall Live Search
20:56 / E Martë, 02 Janar 2024 / Gj. Sh

Po e kërkojnë në Arabi, Al Shabab ofron 7 milionë për lojtarin e Napolit

Mateo Politano është një nga lojtarët që ka bërë më mirë këtë sezon te Napoli, duke mbushur hapësirën e lënë bosh nga Hirving Lozano.

Kjo gjë ka ngjallur interesin saudit për sulmuesin italian, me Al Shabab që i ka ofruar 7 milionë euro në vit 30-vjeçarit.

Gjithsesi mediat italiane bëjnë me dije se ai nuk do të largohet nga Napoli dhe madje është i gatshëm të rinovojë me “të kaltërit”./IndeksOnline/