Po e kërkonte policia, arrestohet i dyshuari për vjedhje

Hetuesit policor të stacionit policor, në Fushë Kosovë, po vazhdojnë Planin Operetiv për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve.
Një nga këto aksione është realizuar sot, ku është arrestuar një person i dyshuar i cili ishte në kërkim policor.
“Indeksonline” mëson se personi i arrestuar është -A.J mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Ai dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që kanë ndodhur me 06.05.2021, në një objekt në Zonën Industriale në Fushë Kosovë.
Ndaj personit të arrestuar (i arrestuari i dytë për këtë rast), është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedural./Indeksonline/