10:56 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Po e pushton botën me talentin e saj, ky është personi që qëndron prapa sukseseve të Duas

Një nga këngëtaret më të suksesshme momentalisht në botë është ylli kosovar, Dua Lipa.

Ajo po ngjet shkallët e suksesit me projektet e saj muzikore, që tashmë janë në listën e këngëve më të dëgjuara, më të pëlqyera dhe më të klikuara.

Por, pas gjithë këtij suksesi është, një meritë të madhe sigurisht që ka edhe menaxheri i saj, Ben Mawson, i cili zbuloi talentin e saj kur këngëtarja ishte 17 vjeçare.

E si rrallë herë Dua poston një fotografi me të, kjo pasi ajo kishte fituar dy çmime në Grammy Aëards, ndërsa shkruan:

“Menaxheri dhe shoku im më i mirë, i cili ka dëgjuar demot e mija të dështuara kur ishte 17 vjeç, por ka parë diçka tek unë. Ne ende kemi rrugë për të bërë.. por kjo çka ndodhi ishte një fillim i mirë për këtë vit”./Indeksonline/