75 Mall Live Search
19:44 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Po e quajn futbollistin më të pasur në botë, Flamini tregon se a i ka 30 milionë euro në llogari

Mathieu Flamini llogaritet se është futbollisti më i pasur në botë. Mesfushori francez kishte investuar në një biznes të quajtur GFBiochemicals, biznes që llogaritet se i ka sjellur miliona të ardhura ish yllit të Arsenalit. Pasuria e tij vlerësohej se është 30 milionë euro.

“Kam fituar para më shumë se që më ofronte futbolli, por unë nuk i kam 30 milionë euro në llogari ashtu siç kam lexuar në media. Kam një restorant që poashtu më sjellë të ardhura. Jam befasuar kur kam parë shifra të majme, por mendoj se nuk kam para më shumë se Messi e Ronaldo” ka thënë futbollisti i Getafes./Indeksonline/

Temat: