Po e shikonin lojën bashkë, momenti kur lojtarët e Aston Villas festuan rikthimin e klubit në Champions League pas 41 vitesh

Me humbjen e Tottenhamit 0:2 nga Manchester City, ka festuar ekipi i Aston Villas.
Klubi i Unay Emeryt ka siguruar edhe zyrtarisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25, shkruan LIG Sport.
Teksa ekipi ishte mbledhur për një ceremoni, ata ndanë kohë edhe për të shikuar ballafaqimin Tottenham – Man City.
Natyrisht, me të përfunduar ndeshja, filloi festa tek Aston Villa, pasi ata kuptuan se do luajnë në kampionatin elitar të futbollit pas 41 vitesh.
Festë e madhe, por edhe e merituar nga ekipi i Emery.
Ja pamjet e bukura: