10:02 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Po e tradhtojë gruan time vazhdimisht për t’ju hakmarrë

Unë kam qenë duke dalë me një grua për seks  për t’ju hakmarrë gruas sime pasi ajo më tha se më kishte tradhtuar.

E di që kam bërë gabim edhe unë dhe e dua gruan time por tani po mendoj nëse martesa jonë mund të funksionojë edhe më tutje.

Unë jam 27 dhe gruaja ime është 42. Ne kemi qenë së bashku për 5 vjet dhe të martuar që 4 vite. Ne kemi një djalë të mrekullueshëm i cili është 3 vjeç.

Ne të dy punojmë me orar të plotë dhe nuk kishim edhe aq kohë të qëndronim në shtëpi.

Ditëve të fundit, gruaja ime më tregoi për të gjitha gjërat që ajo kishte bërë pas shpinës sime dhe mendova se mund të ja luaj edhe unë të njëjtën lojë asaj.

Unë tani kam përfunduar lidhjen seksuale që kisha me këtë gruan tjetër që e kam takuar përmes punës, mirëpo vazhdojë ende ta takojë herë pas here në fundjavë.

Po fillojë të pyes nëse duhet të vazhdojë me gruan time? Nëse marrëdhënia jonë mund të funksionojë. E dua aq shumë gruan time, por kur këto gjëra më janë thënë me zemërim dhe gjatë kohës që ishte e pirë, është e vështirë të harrohet.

Për momentin ndihem sikur jam me të vetëm për hirë të djalit tim. Nuk mund ta imagjinojë që ai të rritet derisa unë nuk jam pranë tije, duke mos pasur mundësi ta udhëzojë atë për jetë.

Përgjigja: kjo është një atmosfere e tmerrshme për të jetuar, ashtu siç edhe ti e theksove  të tradhtosh për t’ju hakmarrë nuk është përgjigja e duhur.

Nëse dëshironi që të qëndroni bashkë për hirë të djalit, atëherë mundohuni që të punoni më shumë që martesa juaj të funksionojë. Jeta e djalit tuaj nuk do të jetë asnjëherë e njëjtë nëse ju përfundoni martesën, por gjithashtu edhe një situatë e tillë është shumë e dëmshme për të.

Dehja është problem i të dyve kështu që ju të dy duhet të përfundoni menjëherë me këtë.

Kur të dy qetësoheni dhe keni mundësi të flisni të qetë, tregoni gruas suaj se ju të dy e keni lënduar njëri tjetrin por tani është koha që të bëni një hap më ndryshe dhe të punoni së bashku për martesën e juaj, në mënyrë që djali juaj të ketë mundësi të jetojë në një familje të lumtur./Indeksonline/