Po e xhiron gruan e tij, duke bërë “twerk”, ylli i Arsenalit bëhet me punë të re pas dështimit këtë sezon

Jakub Kiwior duket se ka gjetur një punë të re pasi dështoi të fitonte trofe me Arsenalin këtë sezon.
Një video e publikuar në rrjetet sociale, shihet lojtari polak me kamerë në duar, duke e xhiruar gruan e tij duke bërë “twerk”, shkruan Indeksonline
🎥: Jakub Kiwior behind the cam supporting his wife at work❤️ pic.twitter.com/Hev9zvJG3A
— Sxnti (@PeakSxnti) May 15, 2025
Claudia Redheaded, është e dashura e futbollistit, e cila me profesion është balerinë profesionale. Ata janë së bashku që një kohë të gjatë.
25-vjeçari tek Arsenali ishte transferuar gjatë janarit të vitit 2023 nga Spezia për 19 milionë euro.

Brenda këtij sezoni në Premier League, Kiwior luajti 15 ndeshje dhe shënoi një gol./Indeksonline/

