Po fejohen këtë verë Dj Pm e Sarah?

Sarah Berisha dhe DJ PM janë ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.
Sarah pyetet kryesisht për dy gjëra: “Kur do bëhen me fëmijë?” dhe “Kur do martohen?”.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa Sarah-n e kanë pyetur në lidhje me një fejesë të mundshme këtë verë, ndërsa përgjigja e saj ka qenë shumë speciale.
“Unë në verë lutem ta takoj PM, sepse ai aq i zënë është sa ne gjatë verës nuk na bie as të shihemi shumë për shkak të koncerteve. E jo më për fejesë. Nuk kemi menduar asgjë. Të paktën këtë vit jo. Nuk i dihet, por për momentin nuk e kemi menduar, as nuk e kemi diskutuar si gjë.”- thotë Sarah, duke treguar kështu se ata i kanë dhënë prioritet këtë kohë edhe punës e projekteve që kanë.