Po fejohet çifti i famshëm?

Vera e vitit 2024 mund të jetë e rëndësishme për Taylor, pasi sipas burimeve, ajo dhe Travis po planifikojnë të fejohen.
Thashethemet thonë se Kelce mund të bëjë pyetjen e madhe disa muaj më vonë, megjithëse kishte në plan që ta bënte gjatë pushimeve dimërore. Çfarë i ndaloi? Nuk duan të duken sikur po nxitojnë. Kjo është edhe arsyeja pse ai s’do i kërkojë Tay të bëhet e fejuara e tij në ditën e Shën Valentinit.
Një burim tha për Page Six se ka zëra se Taylor dhe Travis mund të jenë duke planifikuar një fejesë këtë verë.

“Taylor dhe Travis e kanë diskutuar dhe kanë një plan”, tha burimi, duke shtuar se ata do të fejohen për 1-vjetorin e lidhjes, që korrespondon me muajin korrik.
Dalja e tyre publike, duke ndezur thashethemet se janë çift, ndodhi në shtator, kur ajo u shfaq në stadium për të parë ndeshjen ku luante partneri. Por, sipas Tay, e cila dha një intervistë për revistën “Time”, ata kanë qenë bashkë shumë kohë më parë.
Taylor dhe Travis, prej disa muajsh tanimë dalin kudo bashkë dhe duken tejet të dashuruar.