75 Mall Live Search
22:51 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / F.R

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant në Peru, të paktën 10 viktima

Një restorant në Peru është përfshirë nga flakët. Si pasojë dhjetë studentë humbën jetën, ndërsa tre të tjerë u plagosën.

Në momentin kur shpërtheu zjarri, një grup studentësh po festonin një ditëlindje. Raportohet se viktimat janë të moshës 17 deri në 23 vjeç.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.