14:56 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / AR

Po fillon ndërtimi i Prizrenit të ri!

Zgjidhja e problemit disa vjeçar me rrugën e transitit të ri në Prizren ka joshur shumë kompani të ndërtimit të realizojnë projektet e tyre në këtë zonë të rëndësishme ekonomike.

Kompanitë e ndërtimi tashmë ia kanë mësyrë ndërtimit të objekteve shumë banesore në këtë hapësirë periferike të Prizrenit, pasi që kërkesa e konsumatorëve është rritur për blerjen e njësive banesore.

Në mbi 40 mijë m2.  pranë rrethrrotullimit të transitit të ri do të ndërtohet kompleksi më i ri banesor i Kawa Group.

Si liderë në tregun e ndërtimeve për banim, KAWA Group sjell të projektuar nga Archipoints, rezidencën luksoze në zonën më të përshtatshme për zhvillimin e jetës dhe aktiviteteve afariste.

“Menada Residence” përmban arkitekturë unike dhe fasadë ventiluese, në një hapësirë prej 1 hektarësh ku do t’i jep gjallëri Prizrenit të ri.

Banorët e “Menada Residence”, do te kenë: Qasje të lehtë në autostradë, parking të personalizuar (dhe për mysafirë), pika për mbushjen e veturave elektrike, hapësirë gjelbëruese, zyre për biznes, Penthouse si dhe zona relaksuese familjare.

Siç ka raportuar javë më parë Ndërtimi.info, tregu i ndërtimit të Prizrenit është barazuar me atë të Prishtinës, pasi që në zonën ku po ndërtohen dhjetëra objekte banesore blerësit potencial, përpos prizrenasve dhe rrethinës ka kërkesa nga blerësit e Tiranës dhe disa qyteteve të Shqipërisë.

Objektet banesore po ndërtohen në bazë të kritereve duke respektuar specifikat e Hartës Zonale të Komunë së Prizrenit./Media Ndërtimi.