13:08 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / OSH

Po fillon një etapë ere/ DTV për krejt Familjen!!!

Televizioni që për shumë vite ju ka sjellë argëtim, muzikë, kulturë, debate politike dhe pamje ekskluzive nga vendi ku ka ndodhur ngjarja, sot do të startoj me një Skemë të Re Programore.

Angazhimit dhe punës së nisur më shumë se dy muaj për të krijuar kushte sa më të mira për stafin punues siç janë gazetarët, kameramanët, regjisorëve, montazherëve dhe stafit tjetër përcjellës, të cilin e kishin menduar gjatë drejtuesit e DTV-së, po i vije fundi.

Pas orës 2:02.22 sekonda në ekranet e juaja do të shfaqet logo e re, skenat e reja të emisioneve, po ashtu fytyra të reja që do të komunikojnë me ju.

Nga shtëpitë e juaja do të shihni diçka krejt ndryshe dhe të bukur për sy, do t’i dëgjoni ato të cilat I keni pritur për shumë vite.

Pra, sot me 02.02.2022, “Për Krejt Familjen”, Televizioni ‘DTV’ do të filloj një etapë të re me skemën e re programore.

Ora deri te fillimi i ri po afrohet, bëhuni gati, skuadra e suksesit është finalizuar për ju shikues të respektuar që nuk u ndatë për asnjë moment nga Televizioni i juaj, DTV.